Petkoviq parashihet të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër.
Sipas MPJD-së, kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.
“MPJD e Republikës së Kosovës kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga ana e z. Petkoviq, si dhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës.Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia”, u tha tutje në njoftimin e MPJD-së.