Plani i PVD-së për garantimin e ujit 24 orë në ditë, mjedis të pastruar e pa mbeturina, si dhe për hapësira të gjelbëruara

Plani i PVD-së për garantimin e ujit 24 orë në ditë, mjedis të pastruar e pa mbeturina, si dhe për hapësira të gjelbëruara

Komunikatë e Partisë për Veprim Demokratik:

Plani i Kryetares së ardhshme të komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani për garantimin e ujit 24 orë në ditë, mjedis të pastruar e pa mbeturina, si dhe për hapësira të gjelbëruara.

Të nderuar qytetarë,

Të respektuar media,

Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm do të jetë prioritet i imi si kryetare.

Nuk ka shërbim më të rëndësishëm për qytetarët. E, kur uji mungon, nuk ka intervenim më urgjent se sa garantimi i furnizimit të rregullt me të.

Gjatë mandatit 4 vjeçar, kryetari në ikje nuk ka pas as plan as ide për këtë çështje. Lëre më ta ketë prioritet.

Unë do të vazhdojë aty ku e kam lënë në vitin 2017.

Do ta vazhdojë implementimin e e Master Planit për ta shtuar kapacitetin e ujit të pijes me hapjen e bunarëve të rinj

1. Për 100 ditët e para, identifikimi i vendeve për bunare të reja

2. Për 6 muaj hapja e 10 bunarëve të reja

3. Për 9 muaj plani investiv dhe sigurimi i mjeteve për krejt infrastrukturën e ujit

4. Për 24 muaj, 24 orë furnizim

Bunarët prioritar që do të revitalizohen dhe funksionalizohen do të jenë:

1. Rritja e kapaciteteve në Zhunicë

2. Rezervoarin e Toplikut

3. Aktivizimi i bunarit të hapur sa isha kryetare për ta rritur sasinë e ujit në epërme të qytetit.