znj.Sinani ka shkruar:
Ndjesi të dyfishtë kam çdo herë që shkoi në Karadak.
Ndjenjë keqardhje për gjendjen ekzistuese dhe ndjenjë krenarie për qëndresën e banorëve.
Këtu, rezistenca është traditë. Siç është edhe mikëpritja e bujaria. Kështu edhe u pritëm, së bashku me kryetarin, kandidatët, zyrtarët dhe aktivistët tanë.
Të rrethuar nga xhandarmëria dhe të shtypur nga shteti; Bukoci, Shoshaja, Depca, Ilinca, Maxherja, Caravajka, Buhiqi, Staneci, Kurbalia, Garja, Renatoci, Gosponica, Seferët mbeten pak të banuara dhe në varfëri.
Ata janë braktisur edhe nga komuna. Janë mashtruar nga ata që premtuan Gjermaninë në Karadak dhe që përfundoi me Karadakun në Gjermani.
Blegtoria dhe bujqësia nuk janë ndihmuar.
Qeverisja ime jo vetëm se do t’i rris subvencionet për bujqësi dhe blegtori në përgjithësi, por do ta bëjë atë me sistem progresiv. Pra, më shumë për ata që kanë më pak.
Prandaj edhe Karadaku do të përfitoi më shumë nga politikat e mia investuese në bujqësi dhe blegtori.
Njëjtë edhe për transportin e banorëve, që do ta lehtësojmë me një program subvencionimi për gratë, të moshuarit, fëmijët, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, dhe personat me nevoja të veçanta.
Karadaku i Idriz Seferit, Xheladin Kurabaliut, Limon Stanecit dhe Ibrahim Fejzullahut kishte vendosur.
Karadaku i grave heroine të sotme që qëndrojnë dhe punojnë në kushte të vështira kishte vendosur.
Për një Karadak për më të mirë.
Për një Preshevë më të mirë.
Sepse Unë jom me Preshevën