Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të u.d të presidentit, Vjosa Osmani në BBC ku Kosovën e përshkruan si vend të zhytur në krim e korrupsion.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka thënën se deklarata të tilla janë skandaloze dhe tregues se pretendentët për të udhëhequr me politikën e jashtme nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës.
“Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit, përjashto këtu Kroacinë”, ka shkruar Bytyqi.
Postimi i plotë:
Shenjat për politikën e jashtme, duken të zymta për shtetin e Kosovës.
Nga deklaratat skandaloze për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e deri tek deklaratat për mediumet ndërkombëtare që e përshkruajnë Kosovën si vend të krimit e korrupsionit, janë tregues se pretendentët për të udhëhequr me politikën e jashtme, nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës.
Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit, përjashto këtu Kroacinë.
Por, edhe sikur të ishte në nivelin siç përshkruhet nga znj. Osmani, ngritja e këtyre temave në mediume ndërkombëtare në vend të atyre me rëndësi për politikën e jashtme, konfirmojnë qartazi nivelin e politikës së jashtme që na pret.
*Për keqardhje Bashkimi Kombëtar, kjo temë e shenjtë për shqiptarët vazhdon të keqpërdoret për politika ditore!.