B.L.Norçë i jep mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike Shqiptare

B.L.Norçë i jep mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike Shqiptare

Në ecurinë e vizitave nëpër bashkësi të ndryshme lokale në kuadër të Komunës së Preshevës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare vizituan edhe bashkësinë lokale Norçë.

Bartësi i kësaj liste Dr. Ragmi Mustafa dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare,biseduan drejtpërdrejt me banorët e fshatit për problemet dhe nevojat e tyre.

Gjithashtu, u vizituan biznese të ndryshme nga ky fshat, fermerë, bujq dhe biznese të tjera. PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte të përhershme për këtë vendbanim, duke filluar me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë kanalizimet fekale dhe atmosferike, projekte konkrete në fushën e ekonomisë për të ndihmuar bizneset e vogla nga fusha të ndryshme, e posaçërisht të fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë e pemëtarisë në këtë vendbanim.

Gjithashtu, PDSH-ja u premtoi banorëve të fshatit Norçë renovimin e plotë të objektit të shkollës dhe pajisjen e saj me elemente të domosdoshme didaktike për një proces sa më të kompletuar edukativo arsimor.

Qytetarëve të këtij vendbanimi iu premtua përkrahje të përhershme dhe jo selektive nga pushteti i ardhshëm, dhe se nga programi dhe projektet e PDSH-së do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Preshevës pa dallim përkatësie politike.

Për Autoktonin tuaj dhe me krenari rrethoni numri 3.