Canon prezanton dy fotoaparatë të rinj

Canon ka prezantuar dy fotoaparatë të rinj – modelet EOS 2000D DSLR dhe EOS M50

Pajisjet janë të pozicionuara si fotoaparat për fillestar, të cilët dëshirojnë të arrijnë përvojën e përdorimit.

EOS 2000D ka sensor 24.1MP APS-C CMOS, sistem 9-point AF, fotografim të kontinuuar 3fps dhe ekran 3.0 inç. Është i pranishëm edhe mbështetja Wi-Fi, si dhe NFC për ndarjen e dosjeve.

EOS 2000D do të jetë i pranishëm në treg në muajin prill me pakon e objektivit EF-S 18-55 f/3.5-5.6 IS II, me çmim 550 dollarë.

Fotoaparati EOS M50 ka opsionin për xhirim 4K, sensor 24.1MP APS-C CMOS, Dual Pixel AF, procesor DIGIC 8, IS 100-25600, 4K @ 24fps, 1080p @ 60fps, 720p @ 120fp, ekran me prekje 3.0 inç LCD, OLED viewfinder, dhe mbështetje për Wi-Fi dhe NFC.

Canon EOS M50 do të dalë në treg me çmim 780 dollarë, vetëm trupi, ndërsa nëse i shtohet edhe objektivi EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM, çmimi rritet në 900 dollarë, derisa me EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM dhe EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM, çmimi është 1250 dollarë.