znj.Ardita Sinani viziton disa biznese në komunën e Preshevës

znj.Ardita Sinani viziton disa biznese në komunën e Preshevës

znj.Sinani në profilin e saj në facebook ka shkruar:

Shkel bizneset e suksesshëm që prodhojnë ekonomi e vende pune për qytetarët dhe favorizo kompanitë paravane që fshehen pas perdeve për pasurim të përbashkët privat.

Kjo politikë e Shqiprim Arifit, ku pushteti i shërben një biznesi si kundërvlerë për pasurim personal, merr fund më 28 mars.

Nga kjo ditë, qeverisja do ta trajtojë çdo biznes në mënyrë të barabartë.

Potenciali ekziston. Aq më tepër, që biznesi jonë vepron në kushte të jashtëzakonshme.

Megjithë pengesat nga politika diskriminuese shtetërore në qarkullimin e mallrave, si dhe mungesën e mbështetjes të komunës, bizneset tona po ia dalin me forcat e tyre. Madje edhe po eksportojnë.

Siç e dëshmon ndërmarrja për prodhimin e produkteve të metalit “Jm steel group” në Preshevë. Me teknologji të avancuar, pronari Xhemail Kadriu me punëtorët e tij të zellshëm dhe profesional, ka depërtuar me produket e tij deri në tregun e Kroacisë dhe të Bashkimit Evropian.

Njëlloj edhe Nexhip Nasufi, me ndërmarrjen e tij për përpunimin e gurit, granitit, mermerit dhe pllakave. Pothuajse pa asnjë mbështetje dhe lehtësirë nga fondet publike, ndërmarrja «Zaara» është sot referencë cilësie gjithandej në rajon.

Nga kjo vizitë, mësova shumë për problemet e shumta me të cilët ballafaqohen Xhemaili dhe Nexhipi. Veprimtaria e tyre është vështirësuar edhe më shumë për shkak të pasovaje ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Prandaj mbështetja për bizneset do të jetë prioritet i qeverisjes sime që po vjen.

Sepse ato janë faktorë për rritjen e punësimit, zhvillimin dhe përparimin e Preshevës.

Sepse Unë Jom me Preshevën

#Voto4