Vdes veprimtari Fahri Buçinca

Vdes veprimtari Fahri Buçinca

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ku edhe ka dërguar telegram ngushëllimi drejt familjes Buçinca.

Postimi i plotë:

Prehu në paqe Fahri Buçinca
Telegram Ngushëllimi
E dashura Zonja Naxhije,

E nderuar familje Buçinca,
Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të z. Fahri Buçinca, intelektual përparimtar, që punoi tërë jetën për arsimin e përparimin e të rinjve e të rejave të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës. Përmes përkrahjes me bursa nga fondacioni Naxhije e Fahri Buçinca, qindra vajza realizuan ëndrrën e tyre për shkollim, që ishte mision jetësor i qiftit Buçinca.

Veprat e z. Fahri Buçinca ndriquan figura historike të popullit tonë, prandaj sot Vushtrria e Kosova humbën intelektualin e patriotin e madh.

E nderuara familje, pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dh të qytetarëve të Vushtrrisë.

Me pikëllim, Xhafer Tahiri