• E mërkurë / Feb-12 08:10
  • Kontakt

“Jemi optimistë se do të kalojë demarkacioni”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.

Sipas Krasniqit, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.

Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.