Nga LDK-ja kanë konfirmuar se Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, për ditën e nesërme në ora 14:00.
Në rend të ditës do të jenë, platforma e Kryetarit të ri të LDK-së dhe Zgjedhja e Kryesisë.
Abdixhiku pritet sot të mbaj një takim konsulativ me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.
Lumir Abdixhiku të dielën u zgjedh kryetari më i ri i Lidhjes Demokratike pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.