Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimet e vizitat nga shokët e luftës përherë janë të veçanta sepse sipas tij atë e rikthejnë në kohërat e sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë periudhës së vështirë për popullin e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Gashi ka pranuar një dhuratë nga komandanti Rrustem Berisha me figurën e heroit,mikut e bashkëluftarit Agim Ramadani-Katana.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Sot, pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë bashkëluftëtarët e mijë, komandantin z.Rrustem Berisha, z.Bedri Avdiu dhe z.Bahri Gashi.
Takimet e vizitat nga shokët e luftës përherë janë të veçanta sepse rikthehemi në kohërat e sfidat nëpër të cilat kemi kaluar gjatë periudhës së vështirë për popullin tonë.
Gjatë kësaj vizite, pranova një dhuratë nga komandanti Rrustem Berisha me figurën e heroit,mikut e bashkëluftarit Agim Ramadani-Katana. Faleminderit mik, për dhuratën e çmuar!.