Sot Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shqiptare zhvilloi aktivitetin e radhës.
Forumi Rinor i PDSH-së kritikoi një sërë premtime të pa mbajtura të kryetarit në ikje të komunës së Preshevës me simbolika të ndryshme.
Fillimisht të rinjtë e PDSH-së u tubuan para objektit të Administratës Komunale, ku përmes disa shkrimeve dhe pankartave paraqitën premtimet e pambajtura dhe keqpërdorimet e pushtetit.
Gjithashtu, aktiviteti vazhdoi me vendosje e disa semaforëve të improvizuar në rrugët e qytetit duke ia përkujtuar qytetarëve premtimet e pa realizuara të këtij pushteti!
Aktiviteti i FR të PDSH-së u përmbyll në stadiumin e madh të qytetit, ku kryetari i Forumin Rinor, Gëzim Bajrami, shprehu indinjatën ndaj pushtetit për mosrealizimin e premtimeve në të mirë të rinisë preshevare, sidomos për mosrealizimin e projketit në Stadiumin e madh të qytetit, me mosvendosjen e barit artificial, donacion ky shumë i rëndësishëm nga diaspora jonë. Kështu, iu bë thirrje të gjithë të rinjëve dhe jo vetëm, që me 28 Mars të votohet PDSH-ja në mënyrë që të u rikthehet dinjiteti të rinjëve, grave, punëtorëve, sportistëve, studentëve, nxënësve, mëuesve, profesorëve dhe të gjithë qytetarëve.