Nënkryetarë të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë Anton Quni, Gazmend Muhaxherri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi.
Sekretar i LDK-së është zgjedhur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ndërkohë është raportuar se ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe ka filluar mbledhja e Kryesisë së re.
Agim Veliu dhe Haki Rugova janë ish-nënkryetarët e LDK-së që tani janë lënë jashtë kryesisë së re të Abdixhikut.