Përfaqësuesit e PDSH-së vizituan vendbanimet Shoshajë e Epërme, Bukoc, Gosponicë e Gare

Përfaqësuesit e PDSH-së vizituan vendbanimet Shoshajë e Epërme, Bukoc, Gosponicë e Gare

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare vizituan vendbanimet Shoshajë e Epërme, Bukoc, Gosponicë e Gare.

Të udhëhequra nga bartësi i kësaj liste Dr. Ragmi Mustafa dhe kandidatët për Kuvend Komunal nga radhët e PDSH-së nga këto vendbanime, biseduan drejtpërdrejt me banorët e fshatrave për nevojat dhe problemet e tyre.

Gjatë këtij qëndrimi u vizituan fermerë, bujq, pemëtar e prodhimtar të ndryshëm. 

PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte për këto vendbanim.

Investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndihmesë në sektorin e ekonomisë si subvencione konkrete për të ndihmuar blegtorët, bujqit, bletarët e pemëtarët në këto vendbanime.

Gjithashtu, u kritikua puna e deri tanishme e pushtetit aktual. Këto vendbanime janë harruar tërësisht nga kjo qeverisje, janë harruar bizneset lokale, infrastruktura e këtyre vendbanimeve nuk është prekur fare që nga qeverisja e fundit e PDSH-së.

Kështu, qytetarëve të këtyre vendbanimeve iu premtua përkrahje nga qeverisja e ardhshme.

Për Autoktonin tuaj dhe me krenari rrethoni numri 3. #autoktonekrenar