Gjithashtu, pritja madhështore nga qytetarët e këtij vendbanimi për përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare tregon se sa i'u ka munguar qeverisja e PDSH-së atyre dhe të gjithë qytetarëve Komunës së Preshevës.
Përfaqësuesit e PDSH-së me bartësin e listës Dr. Ragmi Mustafa dhe kandidatët për Kuvend Komunal nga rradhat e PDSH-së nga ky vendbanim, biseduan drejtpërdrejt me banorët e fshatit për problemet dhe nevojat e tyre.
Gjatë këtij qëndrimi u vizituan biznese të ndryshme si fermerë, bujq, pemëtarë, prodhues e të tjerë. U vizituan edhe një pjesë e projekteve të ideuara dhe të implementuara nga qeverisja e PDSH-së.
PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte të vazhdueshme për këtë vendbanim.
Investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë kanalizimet fekale dhe atmosferike, infrastrukturën shkollore, projekte konkrete në fushën e ekonomisë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, subvencione në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë e të tjera.
Në adresë të qeverisjes së tanishme lokale u adresuan kritika të shumta për shumë premtime të pa mbajtura në nivelin komunal dhe nivelin e fshatrave, konkretisht në Raincë.
Përjashtuar disa investime simbolike, Rainca është harruar nga qeverisja aktuale, janë harruar bizneset lokale, infrastruktura e përgjithshme rrugore, nxënësit, si dhe kategori të tjera shoqërore. Kështu, qytetarëve të këtij vendbanimi iu premtua përkrahje e përhershme nga qeverisja e ardhshme dhe jo projekte selektive ashtu siç është bërë deri më tani.
Për Autoktoninë tuaj dhe me krenari rrethoni numri 3. #autoktonekrenar