“Karriga e Shqiprim Arifit po lëkundet!”,
“Kockat dhe banderat nuk ta shpëtojnë dot karrigen”,
ishin disa nga mesazhet që iu drejtuam dje kryetarit në ikje nga keq qeversija lokale.
Dje Forumi Rinorë i PVD -së zhvilloi një aksion sensibilizimi kundër pushtetit dhe qeverisjes mashtruese të Shqiprim Arifit. Ata dhanë mesazhe të qarta për qytetarët tanë që ky pushtet për egot dhe interesat e tyre personale harruan interesin dhe mirqenien qytetare.
Sikurse këto këmbë të dëmtuara të karrigës ashtu janë edhe ditët e fundit të numruara të kësaj partie politike e zhytur në korrupsion, nepotizëm dhe gënjeshtra, por populli do ta ndeshkojë këtë tirani më 28 mars.
Njëra prej karrigave u vendos para objektit të komunes duke I’u qasur drejtperdrejt nje pushteti te deshtuar. Pushtet aq I dështuar sa që mundohet ta mbulojë keq qeversijen e tij në ditët e fundit përmes kockave, shtyllave, tenderave dhe premtimeve të rreme.
Shqiprimi është në panikë! Panikë, të cilën se mban dot as karriga e tij e keqpërdorur.
Rinia është me Arditën dhe Ardita është me rininë.
Forumi Rinor i PVD-së