• E mërkurë / Aug-13 20:35
  • Kontakt

z.Aziri: Ejup Limani është më mirë të merret me Matematikë se me çështjet e ligjit, pasi këto gjëra nuk i di

z.Aziri: Ejup Limani është më mirë të merret me Matematikë se me çështjet e ligjit, pasi këto gjëra nuk i di

Naser Aziri në emisionin "Zëri Politik" në Rtv Aldi ka kritikuar kandidatin për këshilltarë në rradhët e APN-së, pasi ky i fundit ka bërë kërkesë në Këshillin Komunal Zgjedhorë që të eleminojë nga gara Partinë Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik Shqiptar pasi që sipas tij nuk e kanë në rregull listën e kandidatëve për këshilltarë këto dy parti politike.

Në ligjin e ri kërkohet 40% e kandidatëve në listë të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar, ku nga 38 kandidatë për këshilltarë sa janë, 40% e 38 kandidatëve janë 15.2 kandidatë, ku z.Limani me profesion matematikant ka bërë kërkesë që këto dy lista të mos marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 28 mars duke shprehur frikë sepse nëse PDSH merr pjesë do ta mund APN-në siç edhe e ka mundur në tre sondazhet e fundit të bëra online.

z.Aziri në Rtv Aldi e ka pyetur Ejup Limanin nëse 0.2 është më afër 1 apo më afër zero, gjithashtu z.Aziri ka deklaruar se matematicienti Ejup Limani është më mirë të merret me matematikë pasi që nuk i di çështjet e ligjit.