Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë dhe partitë politike marrin mjete financiare nga buxheti i këtij institucioni, varësisht nga numri i përfaqësuesve që kanë.
Ato parti që janë të përfaqësuara në Kuvend, shpërndarja financiare bëhet në përpjesëtim me përfaqësimin që e kanë në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet 14 shkurtit ka arritur t’i merr 58 ulëse, e ndjekur nga Partia Demokratike që ka 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike Kosovës që ka 15 deputetë.
Lajmi.net meson se renditja buxhetore e paritive politike të përfaqësuara në Kuvend është kësisoj.
Lëvizja Vetëvendosje
1,463,565.21 euro
Partia Demokratike e Kosovës
479,443.78 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës
378,508.24 euro
Lista Serbe
252,338.83 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
201,871.06 euro
Kosova Demokratik Türk Partisi
50,467.77 euro
VAKAT
25,233.88 euro
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
25,233.88 euro
Ndërsa shpenzimet e deputetëve janë:
Lëvizja Vetëvendosje
162,681.36
Partia Demokratike e Kosovës
53,271.47
Lidhja Demokratike e Kosovës
42,056.65
Lista Serbe
20,037.65
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
22,430.12
Kosova Demokratik Türk Partisi
5,607.53
VAKAT
2,803.76
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
2,803.76