• E mërkurë / Aug-13 22:00
  • Kontakt

PDSH anulon tubimin në Rahovicë për shkak të ndarjes nga jeta të Albana Fazliu-Mata

PDSH anulon tubimin në Rahovicë për shkak të ndarjes nga jeta të Albana Fazliu-Mata

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Mata dhe Fazliu!

Albana iku herët,por Ju dhe familjes u la kujtimet më të mira! U diplomua në Universitetin e Tiranës,në fushën e Informatikës,ku dhe u regjistrua për studime master.

Albana pas vete la familjen e saj nga babai e gjithashtu nga bashkëshorti bashkë me të bijën,engjullin Alarën. Alara do të rritet e do të vazhdoj misionin e së ëmës në rrugën e dijes dhe karakterit.

Të nderuar anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike Shqiptare ju njoftojmë se takimi me grupe qytetarësh i paraparë për sot në bashkësinë lokale Rahovicë Anulohet.

Arsyeja e anulimit të takimit është se sot ka ndërruar jetë një nënë e re, një motër e jona nga bashkësia lokale Rahovicë,e ndjera Albana.

Partia Demokratike Shqiptare i shpreh ngushëllime tërë familjes Mata dhe gjithë atyre që e njohën Albanën.

Njëherit ngushëllime nga Partia Demokratike Shqiptare për babain e vajzës z.Xhevat Fazliut dhe tërë familjes së tij.

I qoftë i lehtë dheu Albanës! Prehu në paqe bijë dhe motër e jona.