Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Përmes një letër urimi, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim thuhet po ashtu se ai e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie.