• E mërkurë / Aug-13 23:54
  • Kontakt

Vdes nga COVID-19 aktori Rasim Thaçi-Cima

Vdes nga COVID-19 aktori Rasim Thaçi-Cima

Ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi – Cima.

Lajmi e kanë bërë të ditur nga Klinika e Mjekimit Intensiv.

Ai ka disa ditë që ishte duke u trajtuar nga COVID-19 dhe ishte i shtrirë në Mjekimin Intensiv.

Madje familjarët, rreth 10 ditë më parë kanë kërkuar gjak për të, për të cilin edhe ishte siguruar.

Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima do të mbetet përherë në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike.