• E mërkurë / Aug-13 21:59
  • Kontakt

Vdes Bjordi, fëmija 6 muajsh për shërimin e të cilit u kërkua ndihmë

Vdes Bjordi, fëmija 6 muajsh për shërimin e të cilit u kërkua ndihmë

Bjord Sherifi, gjashtë muajsh nga Gjilani, i cili vuante nga një sëmundje e quajtur në mjekësi “D-TGA”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij, Lisiana Poroshtica-Sherifi, përmes një njoftimi në Facebook.

Për trajtimin e tij u kërkua ndihmë nga qytetarët, disa ditë më parë nga nëna e tij.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që në çfarëdo mënyre ndihmuan për fëmijën e saj.

“E sot unë ndjeva ftohtësi në trupin e tij Bjordi im i bukur ndërroj jetë u be melaqe me krahë. Ky është caktimi i Allahut e unë jam besimtare duhet me pas gajret e shpirti i tij le te prehet ne paqe. Dua që kushdo qe e lexon këtë status t’i falënderoj nga thellësia e shpirtit për çdo ndihme dhe lutje që është bo për Bjordin tem për gjithsecilin jam mirënjohëse edhe falënderuese gjithmonë”, ka shkruar e ëma në Facebook.