Zyrtare: Vendvotimi në Caravajkë, njësia 16 do të shkojë në rivotim

Zyrtare: Vendvotimi në Caravajkë, njësia 16 do të shkojë në rivotim

Komisioni Zgjedhor Komunal në Preshevë ka marrë ankesë zyrtare nga Lëvizja për Reforma lidhje me vendvotimin numër 16 në Caravajkë pasi që janë gjetur më shumë fletëvotime në kutinë e votimit se sa votues.

Kërkesa është aprovuar sot nga Komisioni Komunal Zgjedhorë ku ditët në vijim do të caktohet edhe data e ripërsëritjes së votimit, ku sipas informacioneve të Rtv Aldi rivotimi do të mbahet më 11 prill 2021