U.D së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar para mediave pas takimit që pati me strukturat e partisë.
Hoxhaj deklaroi se PDK nuk do ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente të vendit, pasi sipas tij ajo është përçarëse dhe se e njëjta s’ka qenë asnjëherë figurë unifikuese.
“PDK mbështet procesin e konstituimit të institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat vendit duhet t’i ofrojnë stabilitet dhe ti mundësojnë të përballet me pandeminë dhe krizën ekonomike e të cilat duhet të mbështesin Kosovën të forcojë pozicionin e saj. Por ne si PDK e kuptojmë drejt procesin e krijimit të këtyre institucioneve dhe s’duhet të rrezikojë demokracinë në Kosovë, e polarizojë shoqërinë e s’duhet të kërcënojë ndarjen e pushteteve e as të mundësojë instalimin e një sistemi një-partiak, ku të gjitha pushtete do të kontrollohen nga një parti e vetme politike.Kemi disa arsye pse PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për president, së pari Osmani është një figurë pra s’ka qenë figurë unifikuese ka qenë përçarëse.Ajo ka pas figurë përçarëse dhe përkundër parimit të uniteti sa ishte në politikë. Së dyti ajo është një kandidate partiake, jo konsensuale për të qenë president sikurse para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve nuk kërkon konseus me partitë tjera politike për të bërë një zgjedhje. Së treti ajo është treguar e njëanshme sa ka përfaqësues institucionin e presidencës. Pra s’ka qenë figurë jo-partiake, por përkundrazi në histori të kësaj zyre dhe të këtij institucioni është e para që ka përdorur zyrën për të krijuar një parti të re politike e cila në fund iu bashkua VV-së”, tha ai, shkruan lajmi.net.
Hoxhaj shtoi se presidenti i ardhshëm duhet të jetë i pavarur politikisht, e jo i varur partiakisht.
“Ajo ka dëshmuar se ajo më shumë është në diktaktin e Kurtit dhe do t’i shërbejë interesit të tij e jo të Kosovës.Ajo s’është institucionaliste, por është më shumë populiste sikurse e keni parë se ka përdorur zyrën dhe protokollin e shtetit në shërbim të subjektit të saj politik.Ka përdorur protokollin e shtetit edhe në marrëveshjen parazgjedhore me Kurtin. Është politikisht e ndikueshme dhe jo stabile e kjo është vërtetuar për disa herë radhazi. Sa ishte në parti e ka ndjekur interesin e saj personal, e kur të jetë në shtet do ta ndjek interesin e saj partiak.Kandidatura e Osmanit dhe mënyra e propozimit të tillë është më shumë në logjikën e shantazhit, mazhoranca do të duhej të dilte me një kandidat që përfaqëson më së miri shoqërinë dhe në dialog me opozitën, e mos të kërcënojë me kartën e zgjedhjeve të reja.Osmani nuk udhëhiqet nga parimet, por më shumë udhëhiqet nga kalkulimet dhe shembulli konkret që s’ka parime por kalkulime është në mënyrën se si është sjellur në lidhje me çështjen e demarkacionit.Osmani nuk ka platformë, nuk di cili është qëndrimi i saj për temat e brendshme e të jashtme. Së fundi zgjedhja e Osmanit si president do të vendoste Kosovën në një pozicion shumë të rrezikshëm, ku de-juro-defacto, pushteti do të përqendrohej në duart e një partie e të një njeriu, të Albin Kurtit”, shtoi ai.