Kësisoj në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe 11.000 euro.
Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.
“Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin për media.
Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.
Operacioni i sotëm nëpër ‘Call Center’ nisi si fillim në Ferizaj e më pas vazhdoi edhe në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë.