• E mërkurë / Feb-12 10:38
  • Kontakt

Mbahet konferenc për media për nder të dy vjetorit të vdekjes së Avdi Bjaramit(VIDEO)

Stacioni policor në Preshevë mbanë konferenc për media për nder të dy vjetorit të ish kryeshefit tashmë të ndjerë në Preshevë Avdi Bajrami.

Në këtë konferenc morën fjalën Komandanti i stacionit policor në Preshevë Marian Petroviç , Amet Alimi Sekretar i Kryqit të kuq në Preshevë,Jeton Avdiu Komandant i paralelës policore në Raincë pran stacionit policor në Preshevë dhe i biri i kryeshefit të ndjerë Besjan Bajrami.

Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së kryeshefit të policis, komandanti i stacionit policor në Preshevë Marian Petroviç tha se kemi oraganizuar një aktivitet për dhënjen e gjakut në bashkpunim me Kryqin e kuq ku i ftojmë të gjithë qytetarët që ti bashkangjiten këtij aktiviteti.

Sekretari i Kryqit të kuq Amet Alimi tha se aktivitete të tilla për nderim të njerëzve të mëdhenj të vendit janë të mirëpritura gjithmon.

Ndërsa Jeton Avdiu komandant i paralelës policore në Raincë në pika të shkurtëra lexoi fjalimin e z.Marian Petroviç në gjuhën shqipe dhe i ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkangjiten në ditën e hënë pikërisht më 5 mars në dy vjetorin e vdekjes së z.Bajramit për të dhuruar gjakë në nderim të punës së madhe dhe të palodhshme.

Besjan Bajrami i biri i kryeshefit të ndjer i ftoi qytetarët të ndihmojn sepse babi im ka qenë human për të gjithë, ju ftoj që edhe ju të tregoheni human ditën e hënë.

Të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkangjiten aktivitetit për të dhuruar gjakë të hënën me fillim prej ora 09:00 në objektin e stacionit policor në Preshevë do të filloj ky aktivitet ku pjesmarrës në këtë aktivitet do të jenë edhe mjek nga Vranja,Nishi e më gjërë.