Publikohet letra ku Sekretari amerikan i Shtetit i kërkoi Vuçiqit njohjen e Kosovës

Publikohet letra ku Sekretari amerikan i Shtetit i kërkoi Vuçiqit njohjen e Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kishte dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ai e shkruajti me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiqit njohjen reciproke me Kosovën

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit, raporton Novosti.

Ndërsa “Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falënderoi Vuçiqin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti.

Se mori letër nga Blinken, Vuçiq tha se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

Në letrën e tij, Blinken theksoi se Serbia ka një rol qendror dhe të domosdoshëm në promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe sigurimin e një të ardhme të begatë për të gjithë rajonin.

Në një letër drejtuar Presidentit Vuçiç, Blinken përsëriti pikëpamjet e njohura të Uashingtonit se qëllimi i SHBA-së është i përqendruar në njohjen reciproke.

Ndryshe, në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.