Policia me aksion në një lokal ku po zhvillohej bixhozi në Skënderaj

Policia e Kosovës ka realizuar mbrëmë një aksion në komunën e Skënderajt.

Nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 6 prill, njësitë e stacionit policor në Skënderaj kanë realizuar kontroll në një lokal në këtë komunë.

Gjatë kontrollit të këtij lokali ku dyshohet për veprimtarinë e lartcekur, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 5 televizorë
  • 3 shtëpiza kompjuteri
  • 3 aparate të lojërave
  • 1 monitor dhe
  • gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”.