Komisioni Zgjedhor Komunal në Preshevë ka marrë ankesë zyrtare nga Lëvizja për Reforma lidhje me vendvotimin numër 16 në Caravajkë pasi që janë gjetur më shumë fletëvotime në kutinë e votimit se sa votues.
Kërkesa është aprovuar nga Komisioni Komunal Zgjedhorë por Alternativa Për Ndryshim ka bërë ankesë që ky rivotim mos të ndodhë, kurse gjykata në shkallën e dytë ka vendosur që të rivotohet përsëri, ku nesër KKZ do të mbajë mbledhje që të vendosë për datën e rivotimit.