Pas atij të Rugovës, kërkohet që flamuri i UÇK-së të vendoset në Presidencë

Pas atij të Rugovës, kërkohet që flamuri i UÇK-së të vendoset në Presidencë

Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Faton Abdullahu, ka folur për vënien e flamurit dardan, simbol i Ibrahim Rugovës në presidencë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse bën që ky simbol të jetë aty, nuk prish asnjë punë që të vendoset edhe flamuri i UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.