• E mërkurë / Feb-12 10:37
  • Kontakt

Kosova pjesëmarrëse e konferencës për luftimin e terrorizmit në Washington

Washington Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni së bashku me një delegacion nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve...

Washington Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni së bashku me një delegacion nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme po merr pjesë në Konferencën "Mobilizing Law Enforcement Efforts to Defeat ISIS”, që po mbahet në Washinton DC me 27 dhe 28 Shkurt 2018, e organizuar nga: State Department-i, Koalicioni Global Kundër ISIS-it, INTERPOLI dhe Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Zbatim të Ligjit, njofton kumtesa nga MPB.

Në fjalën e vet Maxhuni paraqiti përpjekjet dhe sukseset e deritashme të institucioneve të Republikës së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Në këtë rast u potencua se Republika e Kosovës mbetet lider në rajon në trajtimin e këtij fenomeni dhe se është një partner i çmueshëm i Koalicionit Global.

Maxhuni potencoi edhe rëndësinë që ka pranimi i Policisë së Kosovës në INTERPOL, jo vetëm për Policinë e Kosovës por edhe për të gjitha shtetet anëtare, dhe se u potencua edhe qëndrimi i shumë delegacioneve të shteteve anëtare të Koalicionit se pranimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte një vlerë e shtuar për vetë organizatën si dhe shtetet anëtare.