• E mërkurë / Jul-30 05:36
  • Kontakt

Haradinaj takon shokët që për 30 vite e “dinin njëri-tjetrin për të vdekur”

Haradinaj takon shokët që për 30 vite e “dinin njëri-tjetrin për të vdekur”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë historinë e dy shokëve që për 30-vite e kanë ditur për të vdekur njëri-tjetrin.

Përmes një postimi në Facebook,  Haradinaj tha se të dy ishin plagosur në luftën e Kroacisë.

Postimi i tij i plotë:

Kam dëgjuar histori të ndryshme nga njerëzit tonë.

Sot isha dëshmitar i një takimi, që përmban shumë emocion, dhembje dhe gëzim njëherësh.

Bajram Asani nga Shkupi dhe Jeton Berisha nga Pozhari i Deçanit, ishin plagosur rëndë brenda një dite në vitin 1991, në luftën e Kroacisë dhe për tridhjetë vite, e dinin njëri tjetrin të vdekur.

Kënaqësi të dëgjosh kujtimet e tyre, vuajtjet dhe të arriturat, por dhe gëzimin që janë ritakuar në liri pas tri dekadash.