CORROTICA ME PISHTAR TË ARSIMIT SHQIP
Shkruan: Shefat M. Ademi
Arsimimi në Luginën e Preshevës ka qenë gjithmonë shtylla kryesore, ku një konglomeratë intelektualësh kanë dhënë kontributin më të madh në këtë aspekt. Viktor Hygo ishte i thukët në mendimin, e tij ku thoshte se, nëse hapim një shkollë kemi mbyllur një burg, e kjo të lë të kuptosh se sa me vlerë është sot të japish kontribut në këtë lëmi.
Fshati Corroticë, i cili i përket Komunës së Preshevës sipas informacioneve që kam hulumtuar del se nga ky fshat kanë dalur shumë pishtarë të arsimit shqip, të cilët sot me krenari, e mbartin mbi supet e tyre. Të parët që dhanë kontribut në këtë lëmi ishin, Nexhat Ramadani i cili tashmë nuk është në mesin tonë, dhe tjetri Fejzulla Ademi i cili me punën e tij shumë vjeçare në arsim, sot çmohet mjaft nga ish- nxënësit e tij të cilët shprehin fjalët më të mira në gjitha sferat, veçanërisht në lëminë e arsimit.
Fejzullah Ademi u lind më 7 korrik 1936, në fshatin Corroticë, ku tërë jetën dhe mundin e tij e sakrifikoi për edukimin e të rinjëve. Mësues Fejza, kështu e thërrasin shumica e fshatit gjatë karrierës së tij, punoi në shumë shkolla me synimin që vetëm dritë dhe dituri mund të ecim përpara. Ai punoi në shkollat më të mira, në Raincë, Caravajkë dhe më pastaj në fshatin e lindjes, këtu në Corroticë. Puna e tij 45 vjeçare, në arsim dëshmon punën dhe vullnetin e tij të cilën jo çdokush mund ta bëjë apo të arrij, kështu pra është Mësues Fejza.
Mësimi në ish- Federatën Jugosllave, kishte parime dhe diciplinë sepse jo çdokush mund të ushtronte profesionin më të shenjtë atë të mësuesit, sepse kishte parime dhe gjithçka shkonte ashtu siç e don rendi dhe ligji. Ai tregon, se kur ushtronte profesionin e mësuesit, tre fshatrat e Komunës së Preshevës Bukurocë, Shoshajë dhe Corroticë kishin 423 nxënës, që përbënin ardhmërinë e vendit. Mjerisht, sot kjo shifër e nxënësve as që mund të mendohet sepse nuk e kemi, kur dihet se numri i nxënësve në gjitha shkollat e Luginës së Preshevës shënon regres të madh, nga shkaku i emigrimit masiv. Këshilli Pedagogjik në atë kohë Mësues Fejzën, e ka vlerësuar me notë pozitive si mësues i dalluar ku në komision ka pasur profesorin Shukri Rahimi i cili ndërroi jetë pak muaj më parë. Ai tregon me nostalgji, se gjithë atyre që u ka dhënë mësim tashmë janë, profesora, doktora shkencash, por ajo që i'a rrit autoritetin. Mësues Fejzës është se nga kjo plejadë arriti të dal edhe Akademiku Hivzi Islami të cilën Mësues Fejza e përmendë me nostalgjinë më të madhe. Kushtet kanë qenë të rënda atëherë thekson ai, sepse nuk ka patur tekste mësimore të mjaftueshme. Madje ai tregon se udhëtimin për në punë e ka bërë në këmbë, e kjo të bën të mendosh se sa e madhe ka qenë epiteti Mësues.
Mësues Fejza, sot jeton në Corroticë dhe është në pension tash e sa vite. Çdokush që bisedon me të, besoj që do ta ketë kënaqësinë më të madhe të shpalosë temën e arsimit, ku nga ai mëson shumë se çka domethënë të jesh mësues, e ti përkushtohesh me mish e shpirt këtij profesioni. Respekte, për punën dhe mundin të cilën ne corroticasit krenohemi, me Mësues Fejzën!