Kryetari i Pdsh – se dr. Ragmi Mustafa në vizitë përurimi te kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.

Kryetari i Pdsh – se dr. Ragmi Mustafa në vizitë përurimi te kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.

Kryetari  i Këshillit të Bashkësisë Islame z. Nexhmedin Ademi me bahkëpunëtor, në ambientet e Këshillit priti dr. Ragmi Mustafën kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptar (PDSH).

Në këtë takim u shkëmbyen urimet me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit. Me këtë rast kryetari Nexhmedin Ademi pranoi urimet e përzemërta për marrjen e detyrës së re në cilësin e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në  Preshevë.

Bashkarisht u bë ftesë për vetëdijësimin e masës për të respektuar masat anti covid. Gjithnjë duhet patur parasysh se shëndeti publik duhet të jetë në rend të parë. 

Në fund bashkarisht u zotuan se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen. 

Shërbimi për informim pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.