Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.
Në një njoftim për media thuhet se Dobra është i lindur më 17 shkurt 1986 në Drenas.
Përveç gjuhës shqipe, ai flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.