z.Sami Salihu publikisht refuzon ftesën e Shqiprim Arifit për koalicion

z.Sami Salihu publikisht refuzon ftesën e Shqiprim Arifit për koalicion

Kryetari i Lëvizjes për Reforma në mënyrë publike ka refuzuar Shqiprim Arifin për ndërtimin e një koalicionin pasi që ky i fundit i ka bërë ftesë për ndërtimin e një koalicioni.

Postimi i plotë i z.Salihu:

Të nderuar qytetarë te Preshevës! Ashtu si jeni në dijeni LR ka marë një ftesë për një koalicion të mundshëm nga APN. Përgjigjen kësaj ftese po e bej publike në mënyrë që askush të mos krijoj iluzione apo ide të gabuara mbi qëndrimin tonë.

Rezultatet në votime flasin qartas që qeverisja do të realizohet përmes një koalicioni me bazë të gjerë. Por ne kundërshtim me pritshmëritë e  Z.Arifi, ky koalicion nuk do të jetë me APN. Populli me votë ka kërkuar ndryshimin dhe i ka hequr mundësinë cdo force politike në vend të krijoj mazhorancë absolute, ndaj të deklarohesh fitues kur nuk mundesh te qeverisësh i vetëm është naivitet politik.

LR ka hyrë në skenën politike dhe në këto zgjedhje për të qenë forca reformuese dhe progresiste, ndaj  kurresesi nuk do të jetë asnjëherë ajo që me numrat e saj do të bëhet patericë e pushtetit te kujtdo force tjeter, e jo më e APN-s.

Jemi dyfishuar në perfaqësim dhe kjo na ngarkon me pergjegjësi ndaj sovranit që na ka besuar, që të jemi të  sinqertë në veprimet dhe vendimet tona dhe ti qëndrojmë deri në fund misionit tonë dhe premtimin që i kemi dhënë qytetarëve.

Jemi ne skenën politike për të bërë ndryshimin dhe për të qenë garantues që pushteti të mos shkojë te ata që u provuan si keqmenaxhues të tij në cdo formë e nivel. 

Do të jemi konstruktiv në cdo minute të këtij mandati dhe të hapur për bashkëqeverisje demokratike dhe në shërbim të qytetarëve, por përfundimisht JO me APN-ën në koalicion.