Shoqëria shqiptare dhe realiteti

Shoqëria shqiptare dhe realiteti

Shoqëria shqiptare sot ndodhet në shumë dilema të mëdha shoqërore dhe ekonomike, sepse sot ajo jeton mes realitetit dhe iluzionit të qenit i lirë në trojet ku jeton. Pikërisht, kjo temë ka nevojë të sqarohet dhe të shoshitet në të gjitha sferat, sepse është përditshmëri e kohës sonë. Nuk jam i prirur që të jem i veçantë, sepse i përkas një shoqërie e cila edhe pse e ndodhur në udhëkryqe gjithmonë ka qenë revolucionare në të gjitha aspektet, kudo ku ajo ka jetuar e vepruar. Këto dy nocione të frenuara në mes, gjithmonë në epilogun e saj i kanë dhënë shumë njëra tjetrës.

Kombi shqiptar, ka prodhuar shoqëri të llojllojshme  dhe karizmatike e cila u ka prijë shumë proceseve në të mirë të kombit dhe brezat që kanë ardhur pastaj kanë pasur të vetmin qëllim, se si të vazhdohet rruga e të qenit atdhetar e patriot. Këtë na dëshmon  edhe poeti i madh Migjeni te poezia Kânga e Rinis, ku me doza emocionale shpreh vullnetin e shoqërisë për fillimin e një realiteti revolucionar, në të mirë të shoqërisë shqiptare.

Në Rilindjen Kombëtare, shoqëria shqiptare edhe pse e ndodhur jashtë trojeve shqiptare me gjitha mundësitë e saja e kultivoi me fanatizëm prejardhjen e kulturës dhe gjuhës, që kishte si qëllim mbjelljen e dashurisë në zemrat e secilit shqiptar, që punonte në të mirë të kombit. E kjo u dëshmua me veprat e Pashko Vasës, Naim e Sami Frashëri, De Radës, dhe gjithë të tjerë rilindës duke e bërë edhe pjesë të shoqërisë kombëtare, edhe femrën e cila  konsiderohej e madhërishme, sepse siç potenconin ata se pa emancipimin e femrës shqiptare, nuk ka përparim kombëtar.

Kjo shoqëri evoluoi, si është më mirë por pa pritur mori kthesën e mbrapshtë kur në sipërfaqe doli periudha komuniste e cila e shthurri, në mënyrë më mizore dhe e ndau përgjysmë, rrugën të cilën e kishin ndërtuar paraardhësit e tjerë. Me vetë faktin, se shoqëria në periudhën komuniste u edukua me frymën e marksizëm-leninizëm, që ishte një teori që shembi idenë e demokracisë njëherë e përgjithmonë duke e sabotuar dhe nxirë gjithë atë mund, që e kishin ndërtuar Rilindasit.

Ajo, nuk e ndali aspak rrugën për të cilën ishte nisur, sepse para vetes kishin shkrimtarët më të mirë afër vetes, si Jakov Xoxën, Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Rexhep Qosën, me veprat e tyre e dëshmuan se shoqëria shqiptare ishte e shenjtë dhe askush nuk guxon ta cenojë atë. Mjerisht ajo pësoi shumë fatkeqësi, sepse në mesin e saj e ndali hovin e kësaj shoqërie duke eliminuar të rinjë e të reja, me të vetmin qëllim pse kishin ide të qarta dhe progresive për atë edhe u persekutuan në mënyrën më mizore. Pas rënies së komunizmit, ajo u çlirua nga një gjarpër që u'a kishte humbur shpresat për një të ardhme të sigurt.

Shoqërisë shqiptare, sot i duhet vullneti dhe dëshira për të ecur përpara sepse mundësia dhe vullneti tashmë ekzistojnë, dhe janë në përputhje me njëra tjetrën. Se sa do ti, qasen seriozisht, kjo mbetet të shihet në të ardhmen. Jetojmë në përditshmëri, punojmë në demokraci flasin një gjuhë, e ëndrrojmë për një të nesërme në Europën e bukur!

autor: Shefat Ademi