K.F. Lugina dënohet nga federata, K.F.Tërnocit i lehtësohet rruga drejt kampionit!

K.F. Lugina dënohet nga federata, K.F.Tërnocit i lehtësohet rruga drejt kampionit!

Federata e Futbollit në Rrethin e Pçinjës ka ndërhyrë në disa rezultate të ndeshjeve të zhvilluara javët e kaluara për shkak të parregullsive të krijuara në këto ndeshje.

Njëra nga ndeshjet që u përcaktua me rezultat zyrtar ishte edhe derbi i xhiros së kaluar i zhvilluar ndërmjet KF Çelikut dhe KF Lugina. Këtë ndeshje Federata e ka regjistruar me rezultat zyrtarë 3:0 në të mirë të Çelikut, përkundër që klubi shqiptarë kishte fituar me rezultat 2:4.

Për Luginën nuk ka mjaftuar vetëm humbja e regjistruar, pasi Federata ka denuar edhe me -1 pikë shtesë, duke ja hequr gjithsejt 4 pikë nga tabela, për ta larguar edhe më larg liderit KF Tërnoci.

Jo zyrtarisht është mësuar se klubi preshevar është dënuar me arsyetimin se një lojtarë i cili nuk ka pasur të drejt të luaj, ka qenë i përfshirë në ndeshjen e zhvilluar të dielën e kaluar.

Vlen të theksohet se klubi “Lugina” ishte ankuar në referimin “skandaloz” në këtë ndeshje, duke e cilësuar fitoren si shumë të vështirë, përkundër pengesave në organizimin e ndeshjes.

Përveç ndeshjes Çelik-Lugina, me rezultat zyrtarë gjithashtu janë regjistruar edhe ndeshja BSK-Mladost (S) 0:3 dhe Mineralac-Levosova 0:3.

Me këto vendime të fundit edhe tabela tashmë ka pësuar disa ndryshime.

KF Tërnoci tani është shkëputur në tabel, me gjashtë pikë larg Luginës.

Kjo është tabela zyrtare e përditësuar nga Federata: