Sqarohet prokuroria për rastin e raportimit për vaksinat: Do të hetohen zyrtarët, jo mediat e gazetarët

Sqarohet prokuroria për rastin e raportimit për vaksinat: Do të hetohen zyrtarët, jo mediat e gazetarët

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar edhe njëherë lidhur me një lajm të publikuar ku thuhet se prokuroria do të nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti-Covid.

Prokuroria thotë se lajmi është publikuar në portalin “Kallxo.com”, shkruan lajmi.net.

Në komunikatë thuhet se rasti është hapur në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, dhe jo ndaj mediave e gazetarëve.

Ky është njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID”, nga portali “Kallxo.com”, duke ju njoftuar edhe njëheherë se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar nga portali në fjalë. /RTVALDI/