Sulmohen fizikisht dy pjesëtarë të stafit mjekësor në QKUK

Sulmohen fizikisht dy pjesëtarë të stafit mjekësor në QKUK

Policia ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të shtunën një person i ka penguar dhe i ka sulmuar fizikisht dy pjesëtarë të stafit mjekësor.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktimat nuk kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit të dyshuarit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.