Qasje diskriminatore dhe linçuese në ndarjen e fundit të subvencioneve ndaj OJQ në Preshevë

Qasje diskriminatore dhe linçuese në ndarjen e fundit të subvencioneve ndaj OJQ në Preshevë

Njoftimi i klubit të futbollit për femra KFF.Presheva:

Qasje diskriminatore dhe linçuese në ndarjen e fundit të subvencioneve ndaj OJQ në Preshevë

Para pak ditësh Komuna e Preshevës bëri ndarjen e subvencioneve ndaj OJQ-ve. Në fakt, më mirë do të ishte të themi se ia mbushi " arkat " OJQ-ve dhe disa pseudo portaleve të cilët vazhdimisht nuk bënë gjë tjetër përpos propagandë për te parin e komunes

Mirëpo janë disa momente që askush nuk po reagon ndaj padrejtësive që janë bërë.

Momenti i parë është ndarja përkatësisht përzierja e OJQ-ve me Organizata Sportive. Në të gjithë botën mbarë, askund dhe askush nuk perzien OJQ-të me Organizatat Sportive, e që në fakt këtë herë iu mbush gryka mirë, sepse i kishin premtuar të parit që do ta votonin. E gjithashtu bien ne sy organizata sportive që do të marin para, por që asnjeher nuk kane ekzistuar.

E më e dhimbshme është diskriminimi që iu ka bërë KFF Preshevës. Edhe pse trumpetoi për mbrojtje të të drejtave të femrave dhe përfaqësimin e tyre, i pari i Komunës nuk e pa të arsyeshme të finansojë ato, përkundrazi finansoi klube sportive ineksistente, ose klube sportive që, në fakt nuk përfaqësojne Preshevën siç përfaqëson KFF Presheva.

Siç duket qasja diskriminatore e Shqiprim Arifit vazhdon, një qasje linçuese e bulliste që e kishte filluar ndaj kryetares së PVD Ardita Sinani duke u tallur me emrin e saj e së fundi me diskriminimin dhe linçimin e KLUBIT FUTBOLLISTIK FEMROR PRESHEVA.