• E mërkurë / Feb-12 10:36
  • Kontakt

Pacolli, takime me autoritete të larta japoneze në një vizitë dy ditore

Prej pasditës së sotme, Ministri i Jashtëm dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, fillon një vizitë të ngjeshur dy-ditore në Tokio...

Prej pasditës së sotme, Ministri i Jashtëm dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, fillon një vizitë të ngjeshur dy-ditore në Tokio, kryeqytetin e njërit prej vendeve, që e ka mbështetur më së shumti Kosovën në vitet e Pavarësisë.

I shoqëruar nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, kryediplomati kosovar fillimisht do të takojë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.

“Më pas homologu i tij japonez, Taro Kono, do të shtrojë një darkë për nder të Pacolli. Gjatë takimeve, që vazhdojnë dhe nesër, ministrat e qeverisë së Kosovës, Pacolli dhe Lluka do të kërkojnë mbështetjen e gjithanshme japoneze në sektorë si energjia, infrastruktura në përgjithësi, etj”, njofton MPJ-ja.

Japonia, me afro 130 milionë banorë, fuqia e tretë ekonomike e botës, është nga donatorët kryesorë të Kosovës.

Ajo e mbështet Kosovën në shumë nisma globale dhe Organizata Ndërkombëtare.  Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka shpallur kohët e fundit iniciativën për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.