• E mërkurë / Apr-30 11:25
  • Kontakt

Itali, pesë ton marihuanë të ardhur nga Shqipëria, 25 të arrestuar

Guardia di Finanza ka arrestuar në të gjithë Italinë 25 persona përgjegjës për importimin e rreth 5 tonëve kanabis që, sipas mediave të vendit fqinj

Guardia di Finanza ka arrestuar në të gjithë Italinë 25 persona përgjegjës për importimin e rreth 5 tonëve kanabis që, sipas mediave të vendit fqinj, kanë ardhur nga Shqipëria.

Guardia di Finanza e Katanxaros, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimeve në Romë, e kanë kryer këtë operacion në të gjithë Italinë.

Mes të arerstuarve janë edhe tre kreret e bandës, bëjnë të ditur agjencitë italiane të lajmeve.

Detajet e operacionit do të njoftohen më tej gjatë ditës në një konferencë për shtyp të Prokurorit të Katanxaros.