Urimi i Pacollit për Thaçin: Shpresë se ti dhe shokët e tjerë do ktheheni faqebardhë në atdhe

Urimi i Pacollit për Thaçin: Shpresë se ti dhe shokët e tjerë do ktheheni faqebardhë në atdhe

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar për ditëlindjen e 53-të të ish-presidentit Thaçi.

Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se këtë urim po e bën me shpresën se aid he shokët e tjerë të tij do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, shkruan RTV ALDI.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për pavarësinë e së cilës sakrifikuan.