Policia e Kosovës ka shpallur person në kërkim, të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Novosellë të Pejës.
Faton Bislimi, 47 vjeç kërkohet për vrasjen e Bashkim Brahimaj, ndryshe kushëririt të tij.
Në raportimet e para u theksua se Bislimi kreu vrasjen me armë AK-47, në sy të familjarëve të tjerë.
E njëjta thuhet të ketë ndodhur për disa çështje pronësore.
E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë të shumta.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitroloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha poashtu kalibra të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./RTVALDI