Pas testimeve klinike, do të vendose se a do të aprovohet për përdorim.
Në Skoci ka filluar rekrutimi i vullnetarëve për të marrë pjesë në testimet e një vaksine të re kundër koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Vaksina e krijuar nga Valneva po prodhohet në Livingston të Skocisë, dhe shkencëtarët po kërkojnë rreth 4,000 vullnetarë për të testuar vaksinën.
Kjo vaksinë është e vetmja nga Evropa që përdorë përbërës që krijojnë imunitet më të fortë se vaksinat e tjera.
Për krijimin e saj përdoret teknologji e ngjashme me atë që prodhon vaksinat e gripit sezonal, hepatitit A dhe tërbimit.
Pasi testimet e sigurisë dhe imunitetit rezultuan pozitive, faze e fundit e testimit fillon në javën e fundit të prillit.
Studimi do të bëhet në 22 institute nacionale të shëndetësisë në Angli dhe dy administrata në Skoci. Pjesëmarrës mund të jenë të rritur të shëndetshëm që nuk kanë marrë ndonjë vaksinë kundër Covid-19 deri më tani.
Por ndryshme nga testimet e më pashme, vullnetarët do të vaksinohen me dy doza të vaksinës Valneva ose dy doza të vaksinës së aprovuar AstraZeneca për krahasim.
Nëse testimet rezultojnë pozitive, kompania do të aplikoj për aprovim në vjeshtë këtë vit dhe do të ofroj 250 milionë doza botërisht, mirëpo 100 milionë prej tyre veçse janë siguruar nga Britania.
Vullnetarët do të vaksinohen n fillim të majit. Ekspertët që po punojnë në krijimin e kësaj vaksine thonë se janë optimist sepse deri më tani ka treguar rezultate shumë të mira.
Sa më shumë prodhues të vaksinave të ketë, vaksinimi do të bëhet aq më shpejtë, prandaj ekspertët mjekësorë thonë se kanë shpresa për këtë vaksinë.