Komuna e Prishtinës, me vendim të Kuvendit Komunal ka ndarë parcelë të veçantë nga prona komunale ku do të bëhet ndërtimi i Stacionit Policor në Kodrën e Trimave.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar.
“Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor”, shtoi ai.