Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar Qeverinë “Kurti” në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, shkruan lajmi.net.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Berisha ka thënë se masat e fundit të marra nga qeveria ishte të paarsyeshme.
Sipas tij këto masa ishin sikur thënia popullore “Kur s’ke çka bën luaje derën”
“Qeveria e Kurtit me masat e fundit veç e ka lëviz derën. Ajo që ka ndryshu është veç numri më i vogël i testimeve dhe kjo është bë me porosi të dikujt nga shteti dhe humbje milionëshe”, tha ai.