​Deputetët e pozitës dhe opozitës përplasen për shpenzimin e rrymës në veri

​Deputetët e pozitës dhe opozitës përplasen për shpenzimin e rrymës në veri

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar vazhdimin e pagimit të energjisë elektronike për qytetarët me shumicë serbe në katër komunat veriore.

Për çështjen e shpenzimit të energjisë elektrike në katër komunat e Mitrovicës së veriut, sot deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Deputetja nga VV-ja Mimoza Kusari ngriti dyshimet për keqpërdorimin e shpenzimit të energjisë në veri edhe nga disa bandit shqiptarë për investime në kriptovaluta në atë pjesë.

Ndërsa, deputeti Pal Lekaj nga AAK duke thënë se duhet të ndërpritet pagesa e rrymës në veri nga Qeveria, tha se është turp nga deputetja Kusari Lila të quhen shqiptarët banditë për atë pjesë.

Pas raportimit të Bordit dhe drejtorit ekzekutiv të KOSTT për kërkesën e tyre financiare, komisioni ka ndërprerë punimet dhe ka shtyrë mbledhjen për nesër për shkak të vazhdimit të seancës për debatin e lidhur me gjendjen e pandemisë Covid-19 në Kosovë.