Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Zoti Kamberi ka shkruar:
Uroj Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj z. Edi Rama për suksesin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit.
Uroj Republikën e Shqipërisë dhe qytetarët e sajë për maturinë e treguar, qetësinë e ruajtur dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike.
Besojë fuqishëm që Republika e Shqipërisë dhe institucionet e saja do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për t’u përkujdesur edhe më shumë për Luginën e Preshevës dhe qytetarët e sajë.
Pa Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevës do të jetë e zbeht, e harruar dhe diskriminuar edhe më tej.
Andaj, ne do të jemi mirë kur është mirë Shqipëria.
Urime!